Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit kanë zhvilluar të mërkurën një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional.
Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve-agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.
Ky trajnim është mbajtur nga Agjencioni për reduktimin e kërcënimit serioz nga ShBA-ja, raporton eo.
Për “aksionin”, foli një zyrtar i DTRA-së, i cili tha se gjithsej janë zhvilluar 56 aktivitete me fokus ndërtimin e kapaciteteve profesionale me eksperiencë profesionale unike.
“DTRA është Agjensioni për Reduktimin e Kërcënimit Serioz, është një agjension i cili funksionon për të mbështetur Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në kulminizimin e projektit që është aktiviteti i sotëm. Ne jemi të bashkuar dhe jemi duke punuar për të sjellë disa agjensione të zbatimit të ligjit për të mbajtur këtë trajnim siç janë Zjarrfikësit, Policia, Stafi Mjekësor dhe FSK-ja. Bashkërisht do të zhvillojnë këtë aksion për ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale”, tha zyrtari.
“Ne kemi zhvilluar deri më tani 56 aktivitete në total dhe mund të themi që jemi unik në zhvillimin e këtyre trajnimeve, marrë parasysh se jemi të fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve profesionale me eksperiencë profesionale unike që ne e sjellim dhe bashkëpunimin që e kemi në zhvillimin e teknikave, taktikave dhe procedurave konkrete dhe mendoj që ia kemi dal suksesshëm”, u shpreh ai.
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...