Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), njofton se kanë instaluar një rrjet të ri elektrik për banorët e Sferkës së Klinës.
Sipas njoftimit nga KEDS, me këtë rrjet të ri do të përmirësohet cilësia e jetës së konsumatorëve.
“Ditën e sotme po e nisim me një super lajm të mirë për banorët e Sferkës së Klinës. KEDS aty ka përfunduar projektin e ri të rrjetit elektrik shpërndarës, duke instaluar mbi 7,000 metra rrjet të ri të tensionit të mesëm dhe të ulët, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së konsumatorëve”, njofton KEDS.
Tutje në njoftim thuhet se ky është vetëm një nga investimet e shumta që KEDS po bën në Klinë dhe Kosovë për të modernizuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të ofruar shërbime të nivelit të lartë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...