Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka bërë të ditur se Kompleksi i Kullave të Isa Boletinit, së shpejti do të ketë ekspozitën e përhershme dhe bashkëkohore.
Me anë të një postimi në Fcebook, Çeku ka thënë se janë duke punuar që këto asete të jenë të qasshme për vizitorët dhe të ofrojnë ekspozita cilësore.
“Pas funksionalizimit përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta, Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit së shpejti do të ketë ekspozitën e përhershme dhe bashkëkohore e cila po kurohet në mënyrë profesionale”, ka shkruar Çeku.
Ministri ka thënë se këto asete do t’i shërbejnë komunitetit dhe të njëjtat do të jenë pika kyqe të turizmit në vend./Arbresh.info
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...