Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi këtë të martë se 23 avionë kinezë u panë rreth ishullit në më pak se tre orë. “Ne zbuluam gjithsej 23 avionë, 16 prej të cilëve kaluan vijën mesatare” të demarkacionit në ngushticën e Tajvanit, tha ministria e Mbrojtjes.
Siç shtohet, mes avionëve të vëzhguar ka avionë luftarakë, avionë transportues dhe drone.
Kina ka kryer bastisje të ngjashme disa herë që nga inaugurimi i presidentit të ri të Tajvanit më 20 maj.
Kina pretendon ishullin e Tajvanit si territorin e saj dhe ka thënë se është e gatshme ta rimarrë atë me forcë nëse është e nevojshme./abcnews.al
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...