Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Ministria e Punëve të Brendshme i Serbisë ka bërë të ditur se është arrestuar kosovari Tefik Mustafa, “që ishte përmendur në një rast të kidnapimit të policëve” më 19 qershor, 1999 në rrugën Prishtnë-Gjilan.
Mustafa thuhet se do të dorëzohet te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte.
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C