Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë thirrje për pjesëmarrjen sa më të lartë të votueseve shqiptar për zgjedhjet që zhvillohen nesër në Serbi për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës.
Ndër të tjera shprehet se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.
“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë. Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian’, shkroi Hasani./Arbresh.info
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë