Qeveria e Kosovës njofton se nesër do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, për nder të “1 Qershorit”.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
“Takimi do të shërbejë për lansimin e Platformës për të Drejtat e Fëmijëve, aprovimin e Raportit shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe për të diskutuar në pika të përgjithshme për çështjet më me rëndësi drejt jetësimit të të drejtave të fëmijëve në përputhje me kornizën ligjore, si dhe të pajtohemi për veprimet që duhet adresuar më me prioritet në gjashtë mujorin e radhës së vitit 2024”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...