Ilir Daja ka vazhduar kontratën me Ballkanin edhe për dy vite.
Këtë lajm e ka bërë të ditur skuadra nga Suhareka në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Daja është pjesë e Ballkanit tash e dy vite e gjysmë dhe ka shkruar histori me klubin suharekas.
Nën udhëheqjen e tij Ballkani ka arritur të shpallet kampion i Kosovës tri herë radhazi, të fitoj Kupën e Kosovës dhe Superkupën.
Sukseset me Dajën nuk kanë munguar as në Evropë, ku Ballkani për dy herë rresht ka arritur të kualifikohet në grupet e Conference League, sukses që nuk e ka bërë asnjë skuadër kosovare./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...