Këto balona kanë ngritur alarmin në Korenë e Jugut. Ato vijnë nga Korea e Veriut dhe kanë brenda tyre objekte të ndryshme përfshirë mbeturina.
Autoritet koreane kanë paralamëruar banorët që jetojnë pranë kufirit me Korenë e Veriut që të jenë në gatishmëri për shkak të këtyre balonave dhe t’i shmangin ato.
Deri të mërkurën, më shumë se 150 balona janë zbuluar, disa prej të cilave u rrëzuan në tokë, ndërsa të tjerët ishin ende në ajër.
Në të kaluarën balona të ngjahsme janë dërguar rregullisht nga aktivistët e Koresë së Jugut me mesazhe kritike ndaj Phenianit, duke nxitur tensionin mes dy vendeve fqinje.
Të dielën, zëvendësministri i mbrojtjes i Koresë së Veriut lëshoi një deklaratë duke u zotuar se do të vetëmbrohet dhe paralajmëroi se Peheniani do të përgjigjej po njësoj.
Qeveritë e mëparshme të Koresë së Jugut kanë kërkuar të ndalojnë aktivistët të kryejnë fushata të tilla, duke argumentuar se ato nuk ndihmojnë në arritjen e paqes mes dy vendeve dhe rrezikojnë seriozisht sigurinë e banorëve pranë kufirit./Klan News
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...