Një person është arrestuar sot në fshatin Qukic – Zubin Potok me urdhërarrest te lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rastin ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’.
Në njoftim thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur në vitin 2018 dhe në atë kohë në shtëpinë e tij, i njëjti me disa persona të tjerë, gjegjësisht si grup kriminal, dyshohet se kanë pasur të improvizuar një laborator të drogave sintetike, ku dyshohet se kanë prodhuar droga sintetike të llojit të amfetaminës, përcjell Arbresh.info.
“Në lidhje me rastin, me datë 05.06.2018 janë sekuestruar pajisjet për prodhimin e drogave sintetike si në vijim:
• Katër(4) armë të gjata ,
• municion,
• dy (2) motorolla ,
• tableta rinostop ,
• tableta rinasek ,
• sasi e madhe e tretësit; diku 12 bure (fuqi) prej 200 litrave të cilat shërbejnë për prodhimin e drogave sintetike.
• Gjithashtu është sekuestruar një sasi e dyshuar e marihuanës”, thuhet në njoftim.
Në grupin kriminal dyshohet se kanë qenë të përfshirë shtatë persona të dyshuar ku është iniciuar procedurë penale ndaj tyre, të cilët dyshohet se për një kohë kanë bërë përpunimin e drogave sintetike të llojit amfetaminë.
Në lidhje me rastin të dyshuarit i caktohet ndalimi policor me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit./Arbresh.info
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit