Policia e Kosovës sot në fshatin Koshuticë të Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë automjete të ndryshme në të cilat kishte mallra dhe mjete bujqësore.
Sipas policisë, në mallrat e gjetura kishte trembëdhjetë (13) motor, 6 kositëse për bari të mëdha, 3 freza bujqësore, 200 copë shata për freza, një motosharrë, një moto-kultivator dhe një motoçikletë me katër rrotë për fëmijë, shkruan Arbresh.info.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit – Tentim”, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...