Sot mbushen 26 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.
Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.
Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.
Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq./rtk
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar