Një kontingjent i ri i trupave gjermane të KFOR-it ka mbërritur sot në Kosovë.
Në një komunikatë për media, të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR-it thuhet se komandanti i këtij misioni, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, përshëndeti ardhjen e një kontingjenti të ri nga Gjermania.
“Ardhja e një kontingjenti të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për misionin tonë dhe për stabilitetin rajonal.Kontingjenti i shton forcë qëndrimit tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.
Trupat do të caktohen në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./rtk/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...