Policia e Kosovës ka gjobitur një 24 vjeçar pasi që i njëjti po drejtonte veturën nën masën mbrojtëse.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
A.G po ashtu është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, thuhet në njoftimin e policies.
Policia iu bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/

Rreth 23% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga se...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...