Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Hifzi Ghazi.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe përkushtimin e përbashkët në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.
Duke vlerësuar këto marrëdhënie të mira, kryetari Konjufca dhe ambasadori Faisal Hifzi Ghazi u pajtuan se ekziston një potencial i konsiderueshëm i bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, që duhet të lëvrohet sa më shumë në të ardhmen.
Ambasadori Faisal Hifzi Ghazi e falënderoi Konjufcën për pritjen, ku ritheksoi gatishmërinë e Arabisë Saudite për zgjerimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.
Nga ana tjetër, Konjufca e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe diskutimin e frytshëm./Arbresh.info/


Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës