“Vdekja e Ebrahim Raisit, presidentit të regjimit klerikal, përfaqëson një goditje të madhe dhe të rëndë për liderin suprem, Ali Khamenei dhe për të gjithë regjimin. Raisi ishte i njohur për rolin e tij në masakrën e të burgosurve politikë në 1988. Kjo do të shkaktojë një seri pasojash dhe kriza brenda tiranisë teokratike, të cilat do të nxisin rininë rebele në veprim”.
Ishte kjo deklarata e parë e lideres së grupit opozitar Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, pas rrëzimit të helikopterit ku humbi jetën presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe 7 persona të tjerë.
Duke folur në një deklaratë audio për Reuters, Maryam Rajavi u shpreh e sigurt se kjo ngjarje do të inkurajojë rininë rebele në veprim.
Raisi, një lider i vijës së ashpër që shihet si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, u vra pasi helikopteri i tij u rrëzua në mot të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin./A2CNN
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë