Është konfirmuar se presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte është rrëzuar.
Siç shkruan BBC, edhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe disa të tjerë raportohet gjithashtu të jenë në mesin e të vdekurve, transmeton Arbresh.info.
Media shtetërore thotë se “ulja e vështirë” ndodhi teksa kleriku i linjës së ashpër Presidenti Raisi po bënte rrugën për në qytetin e Tabrizit , pas kthimit nga kufiri me Azerbajxhanin.
Incidenti shkaktoi një operacion masiv kërkimi që u pengua nga kushtet e këqija të motit
Një numër vendesh ofruan ndihmë me misionin e shpëtimit, duke përfshirë Rusinë , Azerbajxhanin dhe Armeninë . Turqia dërgoi gjithashtu një ekip shpëtimi malor në Iran
Kryeministri i Indisë Narendra Modi është një nga liderët e parë të huaj që ka bërë homazhe, duke thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur” nga vdekja e tij./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...