Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar sot një person në Prishtinë i dyshuar se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
I dyshuari me inicialet M.P., 25-vjeçar gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gram lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë, një revole me pesë fishekë dhe një thikë, përcjell Arbresh.info
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’./Arbresh.info
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...