Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka marr pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë që po ndodh në Kosovë deri me datën 17 maj 2024.
Ai tha procesi ka qenë i shpejt dhe i lehtë, dhe i jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.
“Këtë javë, bashkë me familjen time, edhe ne e përfunduam procesin e regjistrimit të popullsisë. Një proces i shpejtë, i lehtë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.Përmes regjistrimit të popullsisë, ne do të dijmë saktë se sa janë dhe ku jetojnë qytetarët tanë anekënd vendit – por edhe në mërgatë. Do të kemi shumë të dhëna të vlefshme, mbi të cilat do të mund të planifikojmë efektivisht politika zhvillimore për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka ftuar të gjithë ata që nëse ende s’e kanë bërë, që të shfrytëzojnë edhe këto dy ditë të mbetura për t’u regjistruar./Arbresh.info/
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...