Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot për një dark pune kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Zyra e Kryeministrit ka publikuar fotografi nga takimi ndërsa nuk ka dhënë detaje rreth temave që janë diskutuar, përcjell Arbresh.info.
Në takim, të pranishëm ishin edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Në takim ishin të ftuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar ftesën./Arbresh.info

Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari