Një 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 10-vjeçar me biçikletë në Shkodër dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë, ai po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia.
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit“, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...