Një pjesë e parë me shumë raste ishte ajo mes Bayer Leverkusen dhe Romës, e cila u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të italianëve.
Ndeshjen e parë, Bayer Leverkusen e mbyllin me fitore prej 2-1 dhe rezultati i përgjithshëm tani është 2-1.
Aspirinat kishin raste me Exequiel Palaciosi cili rrezikoi dy herë, ku njëherë goditi edhe shtyllën.
Jeremie Frimpong, Adam Hlozek dhe Amine Adli, po ashtu tentuan të shënojnë, por pa sukses.
Romelu Lukaku dhe Lorenzo Pellegrini në fillim, por nuk arritën të qëllonin cakun.
Në minutën e 43-të Jonathan Tah shkaktoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë Leandro Paredes ishte i saktë për 1-0.
Pjesa e dytë pritet të jetë më e fortë pasi që Roma do të kërkojë golin e dytë, ndërsa Bayer Levekerusen të mos humb ndeshjen. /Telegrafi/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...