Mosdërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese para 17 majit, po vlerësohet se mund ta rrezikojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Hapi i fundit drejt anëtarësimit në këtë këshill, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të marrë kahe tjetër, nëse qeveria s’ndryshon qëndrim.
“Kushti i Asociacionit po bëhet çdo ditë e më serioz në adresë të Kosovës. Kryeministri Kurti ka rënë dakord për themelimin e Asociacinit, kryeministri duhet ta dërgojë njërin nga draftet në Gjykatë Kushtetuese siç ka marrë obligim”, deklaroi Fidan Ukaj, njohës i politikës .
Franca ka disa rezerva, edhe disa vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën sigurisht se kanë rezervat e tyre. Ka edhe vende që e kanë njohur sikurse Hungaria që vazhdimisht ka pasur rezerva, dhe për t’i kthyer këto vota në favor të Kosovës kërkohet që Kosova ti kryej detyrat se saja të bredshme në krijimin e Asociacionit dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese”, tha Arbnor Sadiku, njohës i politikës.
Sipas analistit Artan Muhaxhiri, përpos dërgimit të draftit të Asociacionit në Kushtetuese, çdo alternative tjetër do të ishte në dëm të Kosovës.
“Për kryeministrin Kurti është vështirë që ta bëjë një hapë kaq të madh, mirëpo është I domosdoshëm sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ccdo gjë tjetër përveç dërgimit të draftit në Kushtetuese është humbje historike për Kosovën dhe nuk do të duhej të ishte as alternativë”, potencoi Muhaxhiri.
Deri më sot ekzekutivi nuk ka marrë veprime për ta dërguar ndonjë draft të Asociacionit në gjykatë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë të mërkurën se nuk e pranojnë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacion./rtk
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...