Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë, u plagos një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ka zbuluar se zyrtari në fjalë është Januz Veselaj.
Sveçla ka bërë me dije se i njëjti pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi,
Sveçla i ka uruar edhe shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë, duke kërkuar që të zbardhet sa më shpejtë rasti.
“Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cenojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar ai tutje.
Deri më tani, policia nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Ndryshe, një polic është plagosur në Zllakuqan të Klinës, pasi i njëjti kishte shkuar për të intervenuar në një shtëpi, i cili po plaçkitej nga hajnat./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...