Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Ilir Konushevci në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci e bëri të mundur luftën çlirimtare përmes furnizimit me armatim.
“Që nga viti 1993, kur filluan formimet e njësive të para të armatosura, të cilat ishin edhe bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u theksua nevoja për furnizimin e nevojshëm me armatim. Njëri nga ta që e bëri të mundur këtë ishte Gjeneral Major Ilir Konushevci. Familja ime, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, e kishim shpresën se jo vetëm që do të aftësohemi për luftë por edhe se do të arrijmë ta mbajmë luftën, me kërkesat që shtoheshin për armatim e luftëtarë”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka shtuar se pas vrasjes së Luan Haradinajt, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për luftën dhe luftëtarët.
“Pas vrasjes së Luanit më 6 maj 1997, e cila ishte humbje e madhe për luftën çlirimtare, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për ne. Goditja më e madhe ishte tek furnizimi me armë e teknikë luftarake, që ishte jetike për rrjedhën e luftës. Si komb i përulemi përjetësisht Ilir Konushevcit, Dr. Hazir Malaj dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për kontributin jetësor për lirinë e Atdheut”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...