Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marr vendim që të jepet për shfrytëzim një pjese të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për ndërtimin e shkollës së mesme të Mjekësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se deri me tani nxënësit e kësaj shkolle kanë zhvilluar aktivitetet në shkollën ekonomike në këtë komunë, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, Vitia në konferencën për media ka dhënë detaje rreth investimeve që po bëhen në sektorin e shëndetësisë teksa tregoi se së shpejti në Klinikën e Gjinekologjisë do të hapen tri shërbime të reja.
“Kjo do të hap rrugë për edukimin e mirë të nxënësve në shkollë. Investimet në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me intensitet të shtuar. Po vazhdojnë investimet edhe në infrastrukturë ku vetëm gjatë muajve të fundit janë hapur shumë shërbime të reja. Vetëm në klinikën e Gjinekologjisë shumë shpejt pritet të aktivizohen tri shërbime të reja, shërbimi i frytnimit të asistuar mjekësor, aminiocenteza si dhe mjekësia fetale. Po ashtu në kliniken e Neurokirurgjisë dhe asaj Vaskulares ka shumë investime në infrastrukturë dhe aparaturë”, ka thënë Vitia.
Ministri shtoi se në muajin maj do të hapet konkursi për 330 profesionist shëndetësor nga të cilët do të punësohet diku rreth 80 specialist./Arbresh.info
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...