Kreyministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçanica janë dy prej nëntë komunave të cilat janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative e ku ka prani më të lartë të komuniteteve joshumicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tah se çdo qytetar duhet ta ketë sa më të lehtë qasjen në shërbimet publike, në mënyrë efikase, të shpejtë, e me kosto të ulët, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë edhe me përfaqësues nga komuniteti serb, boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptian, prej Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim si dhe prej shoqërisë civile, trajtuam mënyrat se si zvogëlimi i barrës administrative prek fusha si arsimi e shëndetësia, por edhe ka ndikim në aspektet ekonomike e të investimeve në vend.”, ka shkruar Kurti.
“Me partnerët tanë ndërkombëtarë, në nivel qendror e lokal po e thellojmë angazhimin tonë e zbatojmë modelet më të përshtatshme, për shërbime më cilësore.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ai tha se administrata ublike është pasqyrim i shtetit, standardit e nivelit të institucioneve.
“Të gjithë qytetarët tanë pa dallim, meritojnë shërbime sa më të mira e procedura sa më të lehtësuara.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...