Minnesota Timberwolves ka arritur të mposht Denver Nuggets me rezultat 106-80 në udhëtim në kuadër të ndeshjes së rrethit të dytë të Play-offit në NBA.
Më i dalluari në këtë fitore të Timberwolves ishte lideri i skuadrës Anthony Edwards me 27 pikë e shtatë asistime ku shtoi edhe dy kërcime.
Aq pikë shtoi edhe Karl-Anthony Towns i cili kontirbut dha edhe me 12 kërcime dhe shtoi një asistim.
Kurse tek Denveri u dallua Aaron Gordon me 20 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.
Tani më seria është 2-0 për Minnesotan ku kanë fituar dy ndeshjet e para si mysafir dhe kanë mundësinë që këtë seri të përfundojnë në palestrën e tyre ku i luajnë dy ndeshjet e radhës.
Kujtojmë që skuadra e cila arrin katër fitore e para kualifikohet në rrethin tutje, në finalen e konferencës.
Ndeshja e tretë mes këtyre skuadrave luhet me 11 maj nga ora 3:30 pas mesnate me orën tonë lokale./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...