Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital të Belgjikës pasi po trajtohej kur u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit.
44-vjeçari shqiptar nga Mirdita, Augustin Kaza ishte ulur në një kafene, kur një person i maskuar e qëlloi katër herë ndaj tij, raporton De Standaard.
Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Deri më tani policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohe trupi i pajete i viktimës pritet të mbërrijë në Shqipëri të martën dhe ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën në Orosh të Mirditës./rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...