Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, polumbarët e RENEA-s, kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, vajzës 6 vjeçe dhe djalit 3 vjeç të cilët dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.
Ditën e djeshme, një peshkatar gjeti trupin e pajetë të vajzës 9 vjeçare, ndërsa kërkimet vijuan për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna pas dhunës që kryefamiljari Ergys Arazi ushtronte ndaj tyre në mënyrë sistematike.
Ky i fundit, është arrestuar nga policia. Motra e Alma Arazi ka deklaruar në polici se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj motrës së saj dhe fëmijëve.
Pritet që të ketë një mobilizim total me trupa shtesë nga Forcat e Armatosura në kuadër të kërkimeve intensive për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet të jenë mbytur.
Mbrëmjen e djeshme, kërkimet u ndërprenë për shkak të orëve të vona të natës dhe në raste të tilla, polumbarëve nuk ua lejon rregullorja të vijojnë kërkimet pasi rrezikojnë jetën e tyre./tch
Lexo edhe:
Zhduket nëna me tre fëmijët në Shkodër, dyshohet se janë mbytur në ujërat e lumit Drin
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...