Sulmuesi shqiptar, por që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes të cilave dhe Fenerbahce.
Gjiganti turk, që e ka pasur edhe më parë në dispozicion sulmuesi ka shfaqur interes për ta rikthyer në Stamboll 30-vjeçarin.
Sipas gazetës turke ‘Aksam’, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahce, pasi ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën.
Ndër informacionet e marra nga media turke thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahce nëse palët bien dakord.
Muriqi u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plot 21 milionë euro për yllin prizrenas. Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Mallorca në La Liga, shihet si pasues i Edin Dzeko duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Muriqi aktualisht ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorca për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime./ h.ll/abcnews.al
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...