Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka publikuar një video nga qyteti i Shkodrës.
Në videon e publikuar nga Rama shihen punëtorët që sipas tij me punën e tyre po rrisin ekonominë e tyre dhe të vendit
Sipas Ramës këta punëtorë me aftësinë e tyre kanë bërë gjëra të mundura që deri dje dukeshin të pamundura.
“Mirëmëngjesi dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...