Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes.
“Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë. Disa qeveri me radhë kanë nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Britanike, ku bordet dhe udhëheqësit e institucioneve të pavarura përzgjidheshin përmes konkursit publik, pavarësisht si definohej në ligj. Kjo praktikë e mirë kishte për qëllim zgjedhjen e profesionistëve në këto institucione vitale të shtetit”, ka shkruar Hoti.
Sipas Hoti. kjo praktikë u hodh poshtë pa asnjë hezitim nga qeveria që gjoja promovon transparencën dhe drejtësinë.
“E vërteta është se tenderët njëburimorë, pagesa e avanceve për shpenzime kapitale dhe mbyllja për publikun e procedurave të prokurimit janë tri problemet kryesore në prokurim gjatë mandatit të kësaj qeverie. Këto probleme potencialisht mund të kushtojnë miliona euro për buxhetin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Hoti u shpreh se pret që Zyra Kombëtare e Auditimit të auditojë në detaje të gjitha rastet e tenderimeve njëburimore, rastet kur janë dhënë avance nga buxheti dhe rastet kur janë mbyllur për publikun procedurat e prokurimit.
“Të gjeturat duhet të shpalosen në raportet audituese për 2023, që duhet të publikohen së shpejti”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...