I shtruar në spitalin e burgut të Parmës që prej vitit 2016, Dritan Demiraj i dënuar për vrasje të dyfishtë, u dhunua barbarisht nga një tjetër i burgosur, dhunë që çoi në humbjen e kujtesës së shqiptarit.
Sipas mediave italiane, Demiraj ishte i paaftë të kujtonte shkakun që e çoi pas hekurave. Më 25 prill, Demiraj humbi jetën duke mbyllur përfundimisht kapitullin e vrasjes së dyfishtë të Lidia Nusdorfit, ish-të dashurës së Demiraj dhe Silvio Mannina, i dashuri i ri i gruas, të vrarë nga ai që lajmet e kishin cilësuar si “vrasësi i liqenit të kaltër”.
Një fat ironik që pësoi edhe ish-pastiçierin shqiptar dhe bashkëpunëtoren kryesore të tij, Monica Sanchi, e cila gjithashtu vdiq në vitin 2019 pas dënimit që e dënoi me 30 vite burg për një tumor të rëndë.
Nga ajo vrasje brutale e dyfishtë, i vetmi që është ende duke vuajtur dënimin e përjetshëm është daja i Demirajt, Sadik Dine, i cili besohet se është fajtor për ngjarjen.
Lidia Nusdorfi u vra nga një seri goditjesh me thikë në stacionin Mozzate, në provincën e Como, në mars 2014 pasi vrasësi kishte vrarë Silvio Mannina një ditë më parë dhe më pas e gjeti trupin e tij në kënetën e liqenit Azzurro në Santarcangelo. /Telegrafi/
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...
Ngadhnjim Arrni, emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Pr...
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...