Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me rezultat 28:27.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili i ka uruar vajzat për suksesin, shkruan Arbresh.info.
“Ferizaji është kampion i Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e vajzave. Urime! Liga nuk i ndanë dot. Por në finalen e Kupës së Kosovës i ndau vetëm një gol, që në fund më shumë se fitoren i solli hendollisteve të Ferizajt trofeun e Kupës për herë të parë.”, ka shkruar ai.
“Dy ekipet më të mira, përballë njëra-tjetrës, me lojë të bukur e rezultat final të ngushtë, neve si shikues na dhuruan emocione pa fund, e garës finalen që meritonte.”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri.
Ndër të tjera ai ka uruar edhe djemtë të Kastriotit.
“Urime edhe djemve të Kastriotit që qytetin e Ferizajt e bënë kampion të dyfishtë në hendboll falë fitores së tyre kundër Besa Fagmas!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...