Presidentja Vjosa Osmani, nga ceremonia përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka thënë se kjo ngjarje është Srebrenica e Kosovës.
“Meja është testament i dhimbjes së vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. Lëndina e pikëllimit është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore, është Srebrenica e Kosovës. Ky vend është thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi, është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës nëpër të cilën kemi kaluar si popull”, ka thënë ajo, transmeton RTKlive.
Osmani e ka cilësuar Mejën si njollë të barbarizmit dhe shovinizmit të regjimit të Millosheviqit.
“Masakra e Mejës duhet të vazhdojë të jetë njolla më e përgjakshme në ndërgjegjen e urdhërdhënësve dhe kryerësve të kësaj masakre të tmerrshme, që ka dëshmuar qëllimin e atij regjimi për shfarosje të popullit shqiptar”, ka deklaruar Osmani.
Ndërkaq ceremonia përkujtimore ka nisur me një minutë heshtje e intonime të himnit kombëtar dhe shtetëror, nën prezencën e të mbijetuarve të ngjarjes e personaliteteve të rëndësishme.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A