Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 3” sot përjetuan një moment të veçantë dhe të papritur, kur mbi çatinë e tyre shkroi një helikopter. Ky akt i pazakontë shkaktoi shumë zhurmë dhe kuriozitet midis banorëve, të cilët nuk mund të imagjinonin arsyen e këtij vizite nga qielli.
E gjitha kjo ishte pjesë e një skenari surprizë, i organizuar enkas për banorin e shtëpisë, Romeo Veshaj, i cili është i njohur jo vetëm si prezantues, por edhe si një aktor i dashur nga publiku.
Surpriza madhështore u zbulua kur morën vesh se në timonin e helikopterit ishte i vëllai i tij binjak, Donaldi, i cili ka kryer një gjest të veçantë për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen për vëllain e tij.
Ca emocionesh?
#bbvipal pic.twitter.com/zib9m2ZVIN— Elaaa (@Eloolaaa3) April 25, 2024
Me një veprim të paparë më parë, Donaldi hodhi nga helikopteri karafila të kuq për vëllain e tij, një simbol dashurie dhe respekti që la të gjithë banorët e shtëpisë të prekur.
Gestin e Donaldit e shoqëroi një reagim emocional nga Romeo, i cili u përlot në moment, duke thirrur për të vëllain: “Donald, të dua!”.
View this post on Instagram
Në rrjete sociale, Donaldi ndau pamjet e kësaj surprize qiellore, duke treguar helikopterin duke fluturuar mbi shtëpinë më të famshme në vend dhe banorët që përshëndetnin nga poshtë.
Ky veprim ka bërë xhiron e rrjetit, duke u bërë shpejt viral dhe duke shtuar një tjetër episod të ndjenjave të forta dhe momenteve të paharrueshme që ka sjellë ky sezon i “Big Brother VIP”. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...