Gjithsej 1 814 317 votues janë në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të ditës së sotme në 3480 vendvotime në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët që duan të votojnë duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi ditë më parë se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.
Në garë janë shtatë kandidatë. Dy kandidatët me më shumë vota në rrethin e parë, do të kalojnë në votimin e rrethit të dytë. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj.
Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore, raporton Alsat.mk.
Ndërkohë, një ditë më parë votoi diaspora, të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit. Votat e tyre do të bashkohet me votat e tjera varësisht vendvotimit dhe do të numërohen pas mbylljes së vendvotimeve sot.
Zgjedhjet e dyfishta i kushtojnë Maqedonisë së Veriut 17 milionë euro.
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...