Pesë emigrantë, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël.
Një vajzë shtatë vjeçare, një grua dhe tre burra vdiqën në tragjedinë në brigjet e Wimereux në Francën veriore, deklaroi zyrtari lokal Jacques Billant. Në varkë ishin rreth 112 persona, ky 47 prej tyre u shpëtuan, 4 përfunduan në spital, ndërsa 50 të tjerë zgjodhën të vazhdonin udhëtimin e tyre.
Tragjedia erdhi vetëm disa orë pasi u miratua projektligji i diskutueshëm i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, i cili synonte të pengonte migrantët të kalonin Kanalin me varka të vogla.
Deputeti konservator, Robert Jenrick, i cili dha dorëheqjen si ministër i imigracionit për shkak të planit të qeverisë për Ruandën në dhjetor, i kërkoi BE-së që t’u japë shteteve anëtare mbulesë ligjore “për të kapur këto varka të padepërtueshme” pas asaj që ai e quajti “një tjetër tragjedi e patolerueshme”./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...