Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani pasi kjo e fundit ngriti çështjen e atentatit nga BIA e Vuçiqit ndaj Sandulloviqit në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork.
Me anë të një postimi në X, Sandulloviq tha se e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial, përcjell Arbresh.info
“Atentat i cili u urdhërua sepse vendosa lule në varrin e vajzës shqiptare të vrarë, Blerina Jashari, e cila ishte vetëm 7-vjeçe!”, ka shkruar Sandulloviq.
“Tani e vërteta për rastin tim ka ardhur në OKB, që e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial ndaj të gjithëve në Serbi që duan paqe dhe pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shkroi Sandulloviq.
Tutje ai shtoi se tashmë edhe OKB-ja e di se si po persekutohen, arrestohen, rrihen e burgosen kundërshtarët politikë të Aleksandër Vuçiqit!
I thank the President of Kosovo, @VjosaOsmaniPRKS for raising the issue of my assassination attempt by Vučić’s private Serbian secret police BIA at the UN meeting in New York, which was ordered because I placed flowers on the grave of the murdered Albanian girl Blerina Jašari who… https://t.co/CLch6Zk9nW
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) April 22, 2024
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...