Të dielen e 21 prillit, u mbajt procesi i votimit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Qytetarët patën mundësi të shprehin mendimin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i ka prezantuar rezultatet e votimit.
Bazuar në rezultatet e KQZ-së shumica e votave ishin kundër largimit të kryetarëve aktualë nga pozitat e tyre, përcjell Arbresh.info.
“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha ai.
Ndryshe në këtë proces votuan vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore.
Votimi u konsiderua i dështuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi që aty nuk morën pjesë 50+1 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Thirrja për bojkot të këtij procesi nga ana e qytetarëve serbë u bë nga ana e Listës Serbe

Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...