Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati ka bërë të ditur se kanë hasur në raste ku është refuzuar nga disa persona që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Sipas Kastratit, rastet janë një-shifrore dhe ekipet e regjistrimit të popullsisë janë duke negociuar me ta, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, ai ka theksuar se ata që refuzojnë të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë do të përballen me procedura ligjore
“Kemi disa raste që kanë refuzuar regjistrimin dhe janë shumë të vogla që në aspektin statistikor nuk prish punë, por ne jemi duke vazhduar procedurat ligjore dhe të gjithë ata që refuzojnë pjesëmarrjen në regjistrim do të përcjellën sipas legjislacionit që është në fuqi. Duket se procesi ka me qenë kualitativ dhe i saktë. Por jemi në negociata dhe ditëve në vazhdim besoj që edhe ata do të marrin pjesë”, u shpreh Kastrati në konferencën për media./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kastrati: Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë persona dhe mbi 36 për qind e objekteve në Kosovë
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...