Ali Hoti, ish-luftëtar i UÇK-së nga komuna e Klinës ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili përmes një postimi në facebook ka thënë se Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës, përcjell Arbresh.info.
“Më pikëllim dhe dhembje të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Ali Hoti nga komuna e Klinës. Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës, burrë i fjalës e i nderit, patriot i madh i cili ka bartë në vete shumë virtyte njerëzore”, ka shkruar Lushtaku.
“Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e madh që ka dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe dashamirëve”, shtoi Lushtaku./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...