Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht një grua.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Kaçanik, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE Kaçanik / 15.04.2024-12:10. Me daten 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje .”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...