Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që e ka marrë Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.
Përmes një postimi në X, Osmani theksoi se ky çmim ka një rëndësi të madhe pasi është presidentja e dytë e Kosovës pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, që e pranoi të njëjtin vite më parë.
“E nderuar që më është dhënë Çmimi Evropian nga shoqëria Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Kjo pasqyron jo vetëm përpjekjet e mia, por përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të BE-së. Si presidente e dytë e Kosovës që e pranoj këtë çmim, pas Presidentit Rugova, ky çmim ka një rëndësi të veçantë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Honored to be awarded the European Prize by the Coudenhove-Kalergi society.
This recognition reflects not just my efforts but ??s enduring commitment to ?? values.
As the second ?? President to accept this award, after President Rugova, this prize holds a special significance. pic.twitter.com/wn9H12yQ9l
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 18, 2024
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...