Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq ka vendosur që për herë të dytë t’i mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.
Hyseni tha se mbështetja do të jepet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2024 e tutje.
“Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro. Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024″, tha Hyseni, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani tha se komuna ka vendosur që t’i subvencionojë me nga 100 euro çdo lindje.
“Kemi vendosur tè subvencionojmë me nga 100 euro çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor”, tha Hasani.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...