Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se sot qëndrojnë me popullin e Kosovës në shënimin e Ditës Kombëtare të Zisë, në nderim dhe kujtim të viktimave të femicidit dhe të gjitha grave kosovare që janë viktima të dhunës në familje.
Hovenier ka thënë se vrasjet dhe aktet e fundit të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të adresuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë i lirë nga frika dhe dëmtimi”, ka shkruar Hovenier në faqen zyrtare te ambasadës në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...