Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka lexuar në seancën e sontme dëgjimore, raportin nga hetimet e para të rastit të vrasjes së Gjyljeta Ukellës.
Në të ajo zbuloi disa detaje, ku tha se i pandehuri, Edmond Lajçi, e ka shfrytëzuar momentin kur gruaja e tij të ishte e vetme në banesë duke qëndruar e ulur në krevat, me qëllimin që ta privojë nga jeta me një plumb në ballë, transmeton klankosova.tv.
”Për këtë vepër penale, parashihet dënim së paku 10 vjet, e maksimum është burg i përjetshëm. I pandehuri ka shfrytëzuar momentin kur viktima ka qenë e vetme në banesë, dhe ka shfrytëzuar momentin derisa viktima ka qenë e ulur në krevat, e ka privuar nga jeta me një predhë duke e goditur në pjesën e përparme, në ballë”, tha ajo.
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...