Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka reagaur pas vrasjes së një gruaje në Pejë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, shkruan Arbresh.info.
“Para tri ditësh u vra Erona – sot Gjyljeta. Të dyja nga partnerët e tyre. Njëra para dhe tjetra gjatë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Derisa pushteti po punon me simbolika dhe fjalë, gratë po vriten çdo ditë, nëpër tërë territorin e Kosovës – pa mbrojtje, pa za, pa mbështetje.”, ka shkruar Deliu-Kodra.
“Dhembje pa fund. E shokuar!”, përfundoi ajo.
Ndryshe, sot është vrarë një grua në Pejë.
Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i viktimës.
I dyshuari është arrestuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Një muaj paraburgim për të dyshuarit që u arrestuan në Njësi...
Shoqata e Obstetërve e Gjinekologëve reagon pas sulmit ndaj ...
Zyrtare: Drita blindon me kontratë të re edhe Blerim Krasniq...
BQK vlerësohet për avancimin e reformave institucionale, zhv...
Debat në Kuvend për krizën energjetike – LDK kërkon anulimin...
Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit n...