Në Ferizaj ka nisur një marsh protestues pas vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në këtë qytet pasditen e së premtes.
Protestuesit nisën marshimin nga afër kësaj qendre, duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”. Para tyre po mbajnë një parullë të ku shkruan “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.
Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai 15-vjeçar i gruas së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë.
21-vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Valon Aliu. Ajo u varros dje, ndërsa ish-bashkëshorti u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit.
Një protestë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbahet edhe në Prishtinë. Është planifikuar të fillojë në 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”./eo
Shtetet e Bashkuara po kryejnë sulme brenda Venezuelës, thot...
“I gjithë vendi të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion...
Fluks i lartë lëvizjesh në PKK Kakavijë gjatë 24 orëve të fu...
Danilo do të përshëndetet nga tifozët e Juventusit, një vit ...
Rama ndan pamjet: Muzeu Onufri në Berat mbi 100 mijë vizitor...
Dëshmitar i zjarrit në Zvicër: Do të jem i traumatizuar për ...